Lesi: Ofertë dashamirëse nga Edi Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2013, 13:03
Kreu i LDK-së, Nikoll Lesi ka pranuar se ka marrë një ftesë nga kreu i PS-së, Edi Rama për koalicion me socialistët.Në mbyllje të takimit, nga selia e PS, Lesi ka deklaruar se ka qenë takim miqësor me atë që ai e ka cilësuar mik të vjetër.“Takim miqësor, si miq të dikurshëm të vjetër. Folëm edhe për situatën politike dhe pranoj se kam një ftesë nga Rama dhe oferta ka qenë shumë dashamirëse. Në cilësinë e kreut të LDK do ta shqyrtoj me kryesinë, për të arritur në një përgjigje zyrtare,” tha ai.