Idrizi: Ta çlirojmë Parlamentin nga presioni i Greqisë
Shoqata Çamëria dhe PDIU-ja kanë zhvilluar sot protestën e paralajmëruar para Parlamentit për miratimin e rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame.Në fjalën e tij, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ndërsa i ka kërkuar kolegëve të tij deputetë të miratojnë rezolutën ka shtuar se Parlamenti I Shqipërisë duhet të çlirohet nga presioni grek."Ne kemi ardhur ta çlirojmë Parlamentin e shqiptarëve nga presioni i Greqisë. Sot është një ditë e madhe sepse kemi nisur rrugëtimin drejt Çamërisë sonë. Ne ndodhemi përpara Parlamentit që duket se është helmetik. Të gjithë ne e kemi dëgjuar që Parlamentit është në presionin e Greqisë dhe ne kemi ardhur ta rrethojmë me presionin e shqiptarëve” tha Idrizi.Kreu i PDIU-së deklaroi se sot duhet nxjerrë 'Kali i Trojës' nga Parlamenti shqiptar, duke theksuar se rezoluta çame është kauza e të drejtës qytetare të çdo shqiptari."Ne mund të falim, por nuk mund të harrojmë. Drejtësia, ndershmëria, paqja janë ato që ndërtojnë fqinjësinë e mirë. Ne kërkojmë riaktivizimin e Traktatit të Miqësisë. Ne kërkojmë që t'i japim Parlamentit shqiptar dinjitet", tha Idrizi.Kreu i PDIU-së gjithashtu u kërkoi kolegëve të tij deputetë të votojnë rezolutën e cila bën të mundur zgjidhjen e çështjes came."Partitë e mëdha po hynë në garë për miratimin e Rezolutës, por shqiptarët e Çamërisë nuk kanë nevojë për konfirmim, por kanë nevojë për zbatim të çdo pike të këtij dokumenti", tha Idrizi.