Debate për zëvendësimin e Muhos në KQZ, anëtarët e PS largohen nga mbledhja
Largimi i anëtarit të LSI-së nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka shkaktuar debate të ashpra dhe largimin e opozitës nga mbledhja e radhës.Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba e ka quajtur si ditë të zezë, marrjen e vendimit për lirimin nga detyra të anëtarit të LSI-së dhe futjes në rend dite në Kuvend të zëvendësimit të tij. Sipas Bibës kjo lëvizje bëhet pasi politika nuk e do të pavarur Komisionin Qendror Zgjedhor.“Politika nuk na do të pavarur dhe duke na parë politik e hoqi kolegun si të ishte përfaqësues politik. Jam shumë i tronditur nga ngjarja, dje e sot një ditë akoma më e zezë. Uroj që disa nga deputetet e PD të gjejnë guximin të mos e votojnë është dhunim i ndarjes së pushteteve, ngjarje shumë e rëndë”- tha ai.Përfaqësuesja e PS-së, Shtylla ka thënë se në këtë mënyrë po bëhet pis KQZ dhe anëtarët e saj. “Politika duhet të rrijë larg KQZ dhe këtë e keni thënë në fjalime të bukura. Ju lutem bëjeni” ka theksuar ajo.Ndërkohë kryetrja e KQZ-së Lefteri Lleshi bëri thirrje që të mos vazhdonte debate politik pasi kjo është në kundërshtim me rregullat.Ndërsa përfaqësusi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti i ka cilësuar si politike deklaratat e Bibës dhe Shtyllës. “Kuvendi është institucioni legjitim, ka institucione të tjera nëse partitë që ju kanë sjellë nuk janë dakord le të shkojnë. Juve nuk ju lejohen deklaratat politike”- tha ai.Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ nga ana tjetër u shpreh se në këtë situatë të krijuar anëtarët e këtij institucioni duhet të kishin folur më shumë.Në mbledhje nuk mori pjesë anëtari i LSI-së Ilirjan Muho.