Berisha:Do vazhdojmë me vepra ndërsa Ramës t’ia ngecim në fyt ngjalat
Kryeministri Berisha ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj koalicionit parazgjedhor PS-LSI. Në një bashkëbisedim me banorët e Kasharit, kreu i qeverisë ka ironizuar edhe deklaratat e kryesocialistit Rama për ndërtimin e rrugëve në vend.“Ju përgëzoj se e keni shndrruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që programi i katër viteve që vijnë. Ne do vazhdojmë me veprat kurse shokut Edi Rama le t’ia ngecim në fyt, ngjalat e Nard Kokës. Ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km dhe do vazhdojnë të bëhen, sepse prapë kemi. " tha Berisha.Gjithashtu Kryeministri Berisha, premtoi hapjan e hipotekës në çdo komunë, deri në regjistrimin e çdo metri tokë."Ne po bëjmë së pari, hartën dixhitale, që ëhstë sakta më e saktë e tokës, që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosjen e tokës. Së dyti, ne kemi autorizuar kryetarët e komunës për të dhënë çertifikatat e plota të tokës. Së treti, për t’jua thjeshtuar juve problemin, jemi interesuar për hapjen e zyrave të hipotekës në çdo komunë gjeri në kompletimin e plotë të tokës. Unë kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin tënd dhe të garantoj se ky process do marrë shumë shpejt, zgjidhjen përfundimtare. Ka qënë një problem burokratik shumë i madh, Ka me qindra fermerë se i kanë copat e letrave pa firmë e vulë, por ata që i kanë lëshuar kanë lëshuar akte të papërgjegjshme ndërsa tani çdo gjë do zgjidhet me çertifikime nga komuna pa nevojën e qarkut, ministrisë apo tjetër. Dy vendimet e para janë kaluar dhe botuar, ndërsa fare afër do bëhet edhe zyra e hipotekës në komuna" theksoi Berisha.Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se në këto vite janë ndërtuar mbi 8 mijë kilometra rrugë, ndërsa premtoi se do të bëhet shumë në të ardhmen që t'i jepet fshatit infrastruktura e qytetit."Kashari ia ka arritur të shndrrohet në qëndrën e nëntë më të fuqishme të vendit. Në këtë themel qëndron djersa juaj. Në këtë periudhë unë kam udhëtuar në shumë komuna, në zona rurale. Kam udhëtuar me qëllimin më kryesor, për të njohur direkt nga banorët problemet më shqetësuese për ta. Nuk kam udhëtuar për të rreshtuar sukseset, por për të njohur hallet, për të marrë mendimet e tyre se çfarë duhet të bëjmë në katër vitet që vijnë për të bërë më shumë në projektin tonë të Shqipërisë së zhvilluar. Shqipëria e zhvilluar mund të bëhet vetëm me fshat ta zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar në zonat rurale atë infrastrukturë që ekziston në lagjet e qyteteve. Ne besojme se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe kudo që banojnë duhet të kenë shërbime cilësore” tha kryeministri.