Lirimi i anëtarit të KQZ, Sequi dhe Wollfarth: Do ta shqyrtojmë çështjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2013, 11:00
Dy ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth kanë deklaruar se do ta shtyrtojnë me vëmendje vendimin e komisionit të ligjeve për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.I pyetur nga mediat në lidhje me këtë vendim të mazhorancës ambasadori Sequi ka theksuar shkurt se është herët për të folur por do ta shqyrtojë me vëmendje vendimin.Ndërsa Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth, ka deklaruar se duhet shpjeguar baza ligjore me të cilën është ndërmarrë një vendim i tillë ndërsa ka kërkuar që institucionet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus.""Prezenca e OSBE-së ka një mandat, i cili përfshin shtetin e së drejtës, si një prej çështjeve të tij themelore. Më lejoni të përqendrohem te ky aspekt. Aspektet politike varen nga kampi që i sheh këto çështje, por aspektet ligjore duhet të jenë të njëjta për të gjitha palët. Do të jetë shumë e rëndësishme të kemi shpjegime të mëtejshme lidhur me bazën ligjore mbi të cilën është marrë apo duhet të merret çdo vendim. Disa aktorë politikë, por gjithashtu edhe ekspertë ligjorë, na kanë shprehur dyshime lidhur me bazën ligjore. Prandaj, nga këndvështrimi ynë, ne do të ftonim qartas që të sqarohet baza ligjore mbi të cilën veprohet. Kjo kërkon kohë dhe, për këtë arsye, çdo vendim i mëtejshëm duhet të merret me kujdes të madh dhe, shpresoj, edhe me konsensus” tha ambasadori.Gjithashtu ambasadori Wollfarth ka theksuar se KQZ duhet të shihet nga palët si një organ teknik. "Në kohën kur u zgjodhën, u emëruan dhe u miratuan nga parlamenti, ata reflektuan gjendjen e opozitës dhe të qeverisë në parlament. Kur morën detyrën, ata morën një detyrë politike. Sikurse thashë vetëm përpara pak ditësh: ata kanë bërë një punë shumë të mirë, edhe teknike, në kushte jo shumë të lehta, këtu në vend. Sërish, më lejoni të theksoj: do të jetë shumë, shumë e rëndësishme që të shpjegohet baza ligjore për çdo hap që ndryshon përbërjen e KQZ-së" tha ambasadori.
Në mbledhjen e një dite më parë të Komisionit të Ligjeve, u miratua me votat e Partisë Demokratike kërkesa e bërë nga PR-jae për largimin nga detyra e anëtarit të KQZ-së, të përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Muho dhe zëvendësimit të tij me një prej dy kandidatëve të propozuar prej saj, Klement Zguri dhe Patriot Çobo.