Europarlamentarët grek votuan kundër rezolutës për Maqedoninë
Europarlamentarët grek kanë Komisionin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) kanë votuar kundër Rezolutës për Raportin e përparimit për Maqedoninë të vitit 2012, e përgatitur nga ana e raportuesit, eurodeputetit britanik, Richard Hovit.Europarlamentarët grek kryesisht nga partia Demokracia e Re e kryeministrit aktual Andonis Samaras kanë votuar të gjithë kundër rezolutës.“Për fat të keq kjo rezolutë kërkon nga Këshilli Evropian që pas shtyerje të afateve të hap bisedimet me Maqedoninë, ku përgjegjësia për zhvillimin e ngjarjeve në mënyrë indirekte bie mbi palën greke. Përveç kësaj, tentimet janë për të shmangur terminet ‘Maqedoni’ dhe ‘maqedonas’ nga teksti origjinal, por për fat të keq në raport mbeti termi ‘maqedonas’”, theksoi televizioni shtetërore grek ERT