Seanca ndaj Fatmir Limaj, përplasen mbrojtja dhe prokuroria
Seanca e radhës ndaj Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve që dyshohen për krim të organizuar dhe korrupsion, ka nisur me përplasjen e avokatit Tomë Gashi dhe Prokurorit të EULEX'it që udhëheqë me hetimet.Gashi është ankuar në Gjykatë për presion të jashtëligjshëm që prokurori po bën ndaj tij dhe ekipit mbrojtës të Limaj.Ndërsa gjykatësja Ana Adamska Gallant tha se ky nuk është rast politik, por rast që është sjellë në gjykatë për t'u zgjidhur. Tom Gashi është kundërpërgjigjur sërish duke thënë se Kushtetuta na lejon lirinë e shprehjes dhe asnjëri prej të pandehurve nuk është shpallur fajtor.Limaj dhe 6 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, përvetësim në detyrë, lidhje kontratash të dëmshme, keqpërdorim postesh zyrtare, marrje e dhënie e ryshfeti.Prokurori i EULEX-i, Johannes Picket, e ka cilësuar Fatmir Limajn person me autoritet, i fuqishëm dhe udhëheqës i një grupi kriminal.