Dialogu,SHBA: Shfrytëzojeni këtë rast të jashtëzakonshëm

Ndërsa Beogradi i ka thënë jo marrëveshjes me Prishtinën të ndërtuar nga BE, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen që u ka dërguar palëve javën e kaluar që të shfrytëzojnë këtë rast të jashtëzakonshëm dhe ti hapet rruga integrimit europian.Komente i bëri nga Washingtoni zëdhënësi i ri i Departamentit të Shtetit Patrick Ventrell, pas largimit nga ky post të shtunën të Viktoria Nuland."E di se ka një afat që po afrohet, por kryesore është se ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë rast të jashtëzakonshëm," tha  Ventrell.  Sipas tij  SHBA i kanë dhënë përkrahje të madhe udhëheqjes së bisedimeve nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherin  Ashton."Ju e dini se ne kemi këtu në këtë ndërtesë   njerëz që kanë ndihmuar aty ku munden dhe që vazhdojnë ta mbështesin dialogun. Mirëpo sot nuk kam çfarë t'u them tjetër veçse ne vazhdojmë t'i inkurajojmë ata që të shfrytëzojnë këtë rast", tha  zëdhënësi i Departmentit  amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell.Qeveria e Serbisë vendosi dje të refuzonte ofertën e Bashkimit Evropian për një marrëveshje me Kosovën.Vendimi i ekzekutivit beogradas ka qenë unanim dhe është pasuar me një propozim për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, sërish me ndërmjetësimin e BE-së.