Serbi, 60-vjeçari vret djalin e 12 persona të tjerë

Masakër në Serbi.  13 persona janë vrarë në një fshat në jug të Beogradit, e ndërsa sipas autoriteteteve serbe autor i vrasjeve është Lubisha B. 60 vjeçar.Mediat serbe shkruajnë se 60 vjeçari ka qëlluar gjashtë burra, gjashtë gra dhe një fëmije dy vjeç në fshatin Velika Ivança rreth 30 kilometra në jug të Beogradit.Ai kishte bërë përpjekje të vriste edhe bashkëshorten e tij dhe veten. Ngjarja ka ndodhur në pesë shtëpi të këtij fshati dhe viktimat janë fqinjët.Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, ndërsa policia tha se po kryen hetime intensive.Drejtori i Policisë Milorad Veljoviç  tha se autori i masakrës dhe gruaja e tij janë duke luftuar me jetën. Gjithçka ndodhi në orët e para të ditës së sotme dhe sipas policisë vrasjet janë kryer me një armë që autori e kishte me leje. Veljoviç tha se 60 vjeçari nuk ishte një person me çrregullime mendore.