Maqedoni, rreth 240 ankesa në KSHZ për parregullsi

Partitë politike në Maqedoni kanë dorëzuar rreth 240 ankesa për parregullësi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën. Dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë dorëzuar numrin më të madh të ankesave, ndërsa pjesa tjetër e ankesave është dorëzuar nga partitë shqiptare BDI, PDSH  dhe RDK.VMRO- DPMNE ka dorëzuar 66 ankesa për komunën Qendër, mbi 30 ankesa për komunën e Kumanovës si dhe 17 ankesa për komunën e Strugës.LSDM gjithashtu ka dorëzuar një numër të madh ankesash të cilat janë mbi 100 dhe konkretisht për parregullsi në Strugë, komunat e Shkupit, si dhe komuna të tjera ku u zhvillua raundi i dytë zgjedhor.Ndërsa partitë shqiptare kanë dorëzuar rreth 36 ankesa, ku BDI dhe RDK nga 16 ankesa, kryesisht për komunën e Gostivarit nga RDK, komunën e Studeniçanit nga BDI si dhe ankesa për Tetovën, Bërvenicën, etj. PDSH ka dorëzuar 4 ankesa, prej të cilave janë kryesisht për Tetovën.KSHZ sipas afatit ligjor në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesave , duhet të vendos për to, ndërsa në rast të refuzimit të tyre, vendimi final do të miratohet nga Gjykata Administrative, ku partitë mund të dorëzojnë padi penale.