Daçiç viziton Moskën, do diskutojë edhe për Kosovën

Kryeministri serb Ivica Daçiç do të vizitojë Moskën, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar rreth Kosovës.Qeveria serbe ka thënë në një deklaratë për mediat se vizita e kryeministrit serb ishte përcaktuar gjatë muajit shkurt, duke hedhur kështu poshtë pohimet se Daçiç po viziton Moskën me procedurë të shpejtuar.Por ekzekutiv serb nuk e mohon se “ndër të tjera” shefi i qeverisë së Serbisë do të prek edhe temën e dialogut me Kosovën, i cili është bllokuar nga refuzimi i Beogradit për të nënshkruar marrëveshjen e propozuar nga Brukseli.Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, kryeministri serb Ivica Daçiç do të pritet edhe nga kryeministri Dimitri Medvedev, ministri i mbrojtjes Sergej Shojgou, dhe zyrtarë të tjerë rus me të cilët do të nënshkruaj një varg marrëveshjes bilaterale dhe ekonomike.