Serbia në zi kombëtare pas vrasjes së 13 personave
Serbia është në në zi pas masakrës së ditës së djeshme ku 13 banorë në fshatin Vellika Ivança u vranë nga një veteran i luftës. Kjo masakër është përshkruar se gjakderdhja më e rëndë në Serbi gjatë dy dekadave të fundit.Autoritetet serbe kanë thënë se vrasësi ka kryer 13 vrasje dhe është nisur për te shtëpitë e tjera në fshat. Gruaja e tij,ndërsa ishte e plagosur, i ka telefonuar policisë dhe më pas Bogdanoviç ka tentuar të kryejë vetëvrasje.Shumica e viktimave u vranë me plumb në kokë, ndërsa ishin në gjumë. Familjarët e viktimave thonë se i dyshuari është veteran i luftës në Kroaci, dhe se ka humbur vendin e punës vitin e kaluar.Shefi i policisë së Serbisë, Millorad Veleviç, tha se të gjithë janë shokuar, pasi autori nuk kishte dosje në polici. Banorët e fshatit thonë se ai nuk ishte i varfër. Kjo është ngjarja e tretë, ku përfshihet një ish-ushtar në një masakër të tillë.Të panjohura, të paktën për momentin janë motivet e masakrës. Vrasësi, sipas hetimeve paraprake, ka qëlluar me një armë që dyshohet se e kishte me leje.