Serbia merr 500 milion dollarë kredi nga Rusia
Rusia i ka dhënë Serbisë një kredi prej 500 milion dollarë, dhe një premtim se do ta mbështesë Beogradin në mosmarrëveshjet e saj me Kosovën.Kredia ruse për Serbinë, është lëshuar për 10 vjet, me një normë interesi prej 3.5 për qind, por kjo shumë paraqet vetëm gjysmën e asaj që Serbia kërkonte për të kthyer rritjen ekonomike në vend, pas recesionit të vitit të shkuar.Kryeministri rus Dmitry Medvedev i tha mysafirit të tij serb Ivica Daçiç në Moskë se Rusia do të mbështes gjithmonë miqtë serb, por i ka tërhequr vëmendjen se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet nga vetë Beogradi.Serbia ndërkaq ka refuzuar të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kosovën, që u propozuar nga Bashkimi Evropian, gjashtë muaj pas negociatave intensive politike mes kryeministrave të dy vendeve.