Thaçi: Të gjitha shresat varen nga Baronesha Eshton

Kosova ka besim të plotë se përkushtimi i ndërmjetësueses për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, Baroneshës Kathrin Eshton, do të ketë rezultate. Kosova do të angazhohet që proçesi i bisedimeve të mbyllet sa më shpejtë, gjithmonë duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, u shreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi të Mërkurën në mbledhjen e qeverisë."Qeveria mbetet e përkushtuar në këtë proçes, dhe beson se dialogu është zgjidhja e vetme. Beson plotësisht në përkushtimet e Baroneshës Eshton dhe adresa e vetme e informimit dhe prezantimit të opinioneve të veta Beogradi do ta ketë Brukselin dhe kabinetin e Baroneshës Eshton, aty ku janë zhvilluar takimet. Prishtina do të angazhohet maksimalisht që ta përmbyll këtë proçes në bazë të përkushtimeve të saj duke respektuar gjithmonë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për çka jemi në kontakt të vazhdueshëm me Baroneshën Eshton", ka thënë Thaçi.Kreyministri i Kosovës, Thaçi tha se Kosova ka bërë një varg kompromisesh që punuan në pakon e Ahtisarit dhe se gjithashtu kanë qenë të gatshëm për vendime jo të lehta, por në dobi të Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane. Në këtë séance, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, theksoi se për 2013-ën plani i liberalizimit të vizave është dokumenti kyç strategjik i Qeverisë së Kosovës në kuadër të dialogut me BE-në për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.