Lufta kundër drogave, Noka: Problem kultivimi u brendshëm i kanabisit

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka deklaruar sot se kultivimi i brendshëm i kanabisit mbetet ende një problem në Shqipëri.Duke folur në takimin vjetor për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, ministri Noka kërkoi nga strukturat e policisë të rrisin forcën goditëse ndaj grupeve kriminale të trafikut të drogës."Pavarësisht përpjekjeve dhe luftës ndaj bimëve narkotike që kemi bërë ne jemi të ndërgjegjshëm që në Shqipëri mbetet problem kultivimi i brendshëm  i drogave të lehta ose kanabisit. Ne jemi në kohë dhe i kemi të gjitha mundësitë për të rritur forcën goditëse ndaj trafikantëve të drogës.  Ju efektivat e policisë e dini mirë se kjo është një luftë e pandalshme dhe kërkon intensitet permanent. Të vijoni punën për parandalimin dhe të intensifikoni forcën goditëse për veprimtaritë kriminale që merren me trafikun e dogës. Të rrisni bashkëpunimin ndërinstitucional me agjensitë e zbatimit të ligjit. Gjithashtu kërkohet  më shumë punë nga të gjitha institucionet arsimore për të parandaluar shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkolla dhe të vijojë projektirpër parandalimin e përdorimit të drogës nga nxënësit" tha Noka.Gjithashtu ministri Noka i bëri apel drejtuesve vendorë të bashkëpunojnë me strukturat e policisë për evidentimin e parcelave të mbjella me kanabis.Gjithashtu Noka ka vlerësuar punën sipas tij shumë efikase të policisë në luftën kundër drogave dhe trafikut të tyre. Ai ka theksuar se ministra që drejton dhe qeveria shqiptare e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë prioritet absolut luftën kundër dograve dhe trafikut të tyre.“Angazhimi maksimal i punonjësve të Policisë së Shtetit, vullneti i hekurt politik, lufta dhe përkushtimi kanë bërë që Shqipëria të mos jetë më korridori i preferuar për drogat e forta nga ana e trafikantëve. Në këtë aspekt viti 2012 është premtim tjetër i mbajtur i Policisë së Shtetit në luftën kundër drogave”- tha ai.Sipas Nokës, viti që lamë pas shënoi rezultate pozitive edhe në asgjësimin e kanabisit. Ai theksoi se në gjithë operacionet nga ajri në bashkëpunim me homologët është kanë provuar se sipërfaqja e mbjellë me kanais është përgjysmuar në raport me vitin 2011.