Zëvendësimi i anëtarit të KQZ-së në Kuvend, PS do votoj kundër
Parlamenti pritet të përfshihet sot nga debate të forta për zëvendësimin e anëtarit të LSI në Komision Qendor të Zgjedhjeve.Mazhoranca ka çuar në seancë për votim dy emra të propozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar këtë lëvizje të Partisë Demokratike. Votimi në Kuvend pritet me interes për të parë nëse mazhoranca do ti ruajë apo jo numrat për të kaluar zëvendësimin në KQZ.Ndërkohë para nisjes së seancës Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar i cili ka vendosur që të votojë kundër zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së.Ndërkohë kreu i LSI, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të parlamentit për zëvëndësimin e anëtarit të LSI në KQZ vlerësoi se kjo sjellje e politikës është sjellje diversantësh.Ndërkohë konferenca e kryetarëve është mbledhur para nisjes së seancës, për herë të fundit këtë sesion ku ka përcaktuar edhe kalendarin e punimeve për javët e fundit të parlamentit.Pritet nëse në kalendar është përfshirë edhe rezoluta çame, çështje e cila dje mori një tjetër rrjedhë pas publikimit të dokumentave që tregonin se një rezolutë e njëjtë është votuar nga Parlamenti në 2004.