Doganat: Deklarata e Ramës në kundërshtim me direktivat e BE-së
Duke marrë shkas nga deklarata e bërë nga kryetari i PS, Edi Rama në qytetin e Elbasanit, se do t'u japë kompanive private menaxhimin e doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë një deklaratë për mediat, me anë të së cilës ka sqaruar opinionin publik se:“Deklarata e Edi Ramës bie në kundërshtim me direktivat e BE-së për rrugën që duhet të ndjekë Administrata Doganore Shqiptare me qëllim integrimin e saj në BE.Kjo është një shpikje e rradhës e Edi Ramës, pasi asnjë vend evropian por dhe me gjerë nuk ndjek një praktikë të tillë; duke ju dhënë administrimin e doganave apo tatimeve, kompanive private. Mungesë njohje në fushën e doganave, lajthitje e rradhës apo ndonje premtim klientelist, kjo mbetet për tu vlerësuar nga ekspertet. Proçedurat doganore janë në përputhje të plotë me standartet e BE-së.Theksojmë se nga BE janë investuar dhe po investohen miliona Euro për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së për doganat dhe modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare.Koha e përdorimit korruptiv dhe me qëllim daljen nga i njëjti start dhe konkurrencës së pandershme, është harruar nga komuniteti i biznesit shqiptar.”