MTKRS: Promovohen 2 libra për historinë e Brazilit
Një botë e re Braziliane, përveç asaj të futbollit të famshëm që e njohim të gjithë, vjen për publikun shqiptar nëpërmjet promovimit të 2 librave të rinj për këtë vend. Autorët Boris Fausto dhe Sergio Barque de Holanda sjellin 2 librat e tyre në shqip të titulluar "Histori e shkurtër e Brazilit" dhe "Rrënjët e Brazilit". Ministri i ri i kulturës, Visar Zhiti, e përshëndeti këtë aktivitet kushtuar njohjes së historisë dhe kulturës braziliane si një portë afrimi midis 2 vendeve tona.Ndërsa ambasadori i brazilit në vendin tone, Ruda Gonzales Seferin, u shpreh i nderuar për këtë aktivitet kushtuar historisë së vendit të tij.Librat shpalosin jetën, kulturën dhe trashëgiminë e vendit latin në 500 vite histori, qysh prej kolonizimit të tij nga Portugalia e deri në ditët e sotme.