Prefekti i Elbasanit reagon për dëmshpërblimet e tragjedisë së Himarës
Një ditë pas deklaratës për shtyp të studenteve të mbijetuara nga aksidenti tragjik i Himarës, të cilat nuk kanë marrë dëmshpërblimet , ka reaguar prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi, i cili ka shpjeguar pozicionin e qeverisë përballë kësaj çështje.Prefekti i Elbasanit ka theksuar se shqetësimi i vajzave është i drejtë, por problemi i tyre është përballë kompanisë së sigurimeve e jo përballë qeverisë, pasi sipas tij, qeveria e përmbushi në kohë të shpejtë detyrimin e saj për ti dëmshpërblyer qoftë familjet e vajzave që humben jetën, qoftë të atyre që i mbijetuan tragjedisë.Vajzat e mbijetuara nga aksidenti tragjik, një ditë më parë kërkuan nga kompania e sigurimeve t'u shlyej atyre detyrimet, pasi shëndeti i tyre ka ende probleme dhe kanë nevojë për kura të cilat nuk mund ti përballojnë dot me buxhetin e familjeve.Studentet kanë njoftuar se ditën e Enjte do të nisin edhe protestën e tyre të parë, të cilën kanë vendosur ta përshkallëzojnë deri në greva, në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre.