Kukës, ndërpritet energjia elektrike, shkak djegia e kabinës në nënstacion

I gjithë rrethi i Kukësit është në errësirë të plotë që nga ora 24.00 dhe shkak për këtë blak-aut është bërë djegia e njërës prej kabinave të shpërndarjes së energjisë elektrike në nënstacionin e Rexhepajve në Kukës.Sipas informacioneve të marra bëhet e ditur se kabina është djegur mesnatën e kaluar duke lënë pa energji ekektrike Kukësin dhe komunat rreth tij.Kabina është shkrumbuar tërësisht duke lënë në errësirë gjithë qytetin.Janë djegur totalisht më shumë se 3 filtra që e përcjellin energjinë në kabinat shpërndarëse, në shtyllat e tensionit të mesëm e më pas e dërgojnë atë në qytetin e Kukësit dhe të gjitha komunat e këtij rrethi.Për të riparuar defektin e krijuar pritet që të punohet nga një ekip që i posaçëm, por për këtë çështje nuk mundet të ndërhyet plotësisht deri sa të vijnë ekspertët nga Tirana, pasi të gjitha paisjet e djegura duhet të zëvëndësohen.