Shqiptarët kanë besim tek bankat. Depozitat në 2012 u rritën me 8%
Ndryshe nga vendet e tjera të botës, kur qytetarët heqin dorë nga bankat për shkak të situatës jo të favorshme ekonomike, në Shqipëri, qytetarët ato pak kursime apo të ardhura ja besojnë bankave. Pavarësisht incidenteve të ndryshme ku edhe në banka janë vjedhur, madje dhe kur debitorët e kredive kanë qënë të shumtë, besueshmëria ndaj bankave mbetet ende e kënaqëshme.Sipas një raporti të agjensisë së sigurimit të depozitave, në një vit depozitat e individëve janë rritur me 8%, ku totali i tyre arrinë në nivelin 86%.Shqetësimi I opozitës, u shpreh deputeti Arben Malaj, është se duhet rritur më tej besueshmëria tek bankat.Për të forcuar më tepër besimin e qytetarëve ndaj sistemit bankar, agjensia e sigurimit të depozitave kërkoi që përgjatë 2013-ës, të bëjë fushata sensibilizuese me publikun, ndërsa për koompesimin dhe mbulimin e sigurimit të depozitave për individ në çdo bankë të siguruar, arrinë në nivelin 2milionë e 500 mijë.