Europa mund t'u mbyllë dyert emigrantëve

Europa mund të krijojë një sistem me roja bregdetare për të bllokuar kalimin e metëjshëm të emigrantëve në Europë. Propozimi ka ardhur nga Ministri i Jashtëm Gjerman, Thomas de Maizere, i cili është shprehur se kontinenti i vjetër ka nevojë për mbrojtje të kufinjve, duke qënë se strehimi i të gjithë azil-kërkuesve është i pamundur.Thomas de Maizere: "Jam i sigurt që problem nuk do të zgjidhet nëse bllokohet hyrja në Gjermani apo në Austri. Mendoj se kemi nevojë që të përforcojmë kufinjtë detarë. Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Duhet të ndihmojmë edhe vendet që janë stacioni i parë për emigrantët në rrugën e tyre për në Europë. Një skuadër me roja bregdetare nga e gjithë Europa mund të jetë zgjidhja e duhur"Ky është propozimi i dytë që vjen nga zyrtarë të lartë europianë për të frenuar ardhjen e azil-kërkuesve, pas bisedimeve me Turqinë, të cilës i'u kërkua që të bllokonte kalimin e emigrantëve.