Pas humbjes me Serbinë, Rama telefonatë urimi Vuçiç për fitoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2015, 18:52
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë telefonatën e urimit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç fill pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi.Sipas mediave serbe, kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë një mesazh urimi homologut Vuçiç.Vetë kreu i qeverisë serbe që zgjodhi të mos jetë në “Elbasan Arena” ka thënë se ka shkëmbyer mesazh urimi me Ramën, i cili e kishte ftuar të ishtë në stadium.Kryeministri serb ka vlerësuar faktin se nuk ka pasur asnjë incident gjatë ndeshjes, ndërsa gjatë një takimi sot me përfaqësuesen e Serbisë, Vuçiç ka përgëzuar lojtarët, që siç tha ai, luajtën futbollin e vërtetë.