Turqia bisedime me NATO-n për plan mbrojtjeje
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgic, ka deklaruar se zyrtarët e vendit po zhvillojnë bisedime me NATO-n për të porfocuar marëdhëniet bilaterale në funksion të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të aleancës. Ai tha se projekti i ri mund të përfshijë edhe instalimet e rraketave të modelit Patriot.Komunikata vjen disa ditë pas mosrrespektimit të kufirit ajror turk nga ana e forcave ushtarake ruse. Bilgic shtoi gjithashtu se operacionet ushtarake të Kremlinit në Siri mund të sjellin përshkallëzim të krizës së emigrantëve."Pas sulmeve ajrore të Rusisë gjatë javë të fundit në Siri, besoj se do të ketë një valë të re azil-kërkuesish që do të nisen drejt europës. Jemi shumë të shqetësuar mbi këtë problem, duke qënë se kapacitetet tona po arrijnë drejt limitit."Në Turqi ndodhen aktualisht rreth dy milionë emigrantë sirianë. Gjatë vizitës së presidentit Taip Erdoan në Bruksel, Bashkimi Europian kërkoi që Anakraja të ndalonte kalimin e refugjatëve në kontinentin e vjetër, deri në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.