Arrestohet 21-vjeçarja në Sardenjë, plagosi një person me thikë në Shqipëri në 2013-n
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2015, 18:50
Një shtetase shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme (8 tetor) nga policia italiane në Sardenjë pasi plagosi me thikë një tjetër person në Shqipëri.Manjola Lushnjani, 21, u arrestua në qytezën e Sassari-t (qyteza e dytë më e madhe në Sardenjë), pas një kontrolli të autoriteteve italiane.Karabinierët e prangosën 21 vjeçaren shqiptare kur zbuluan se për të ishte dhënë urdhër-arrest ndërkombëtar.Ajo i ishte larguar një dënimi me 1 vit e 6 muaj burg në Shqipëri, pasi qëlloi disa herë me thikë një bashkëatdhetar në vitin 2013.Në pritje të eksradimit, Lushnjani është mbyllur në burgun e Bancali-t.[caption id="attachment_595411" align="alignnone" width="300"]
Manjola Lushnjani[/caption]