Burri vret gruan me gurin e peshores, e zbulon e bija, arrestohet
Një krim në familje është regjistruar në Fier, ku burri ka vrarë bashkëshorten pas një konflikti.Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (8 tetor 2015) në lagjen "15 Tetori", por është zbuluar vetëm sot nga policia e këtij qyteti.Viktima është Antigoni Fili 60 vjeç, e cila është goditur disa herë me gurin e peshores nga bashkëshorti i saj Arqile Fili, duke i shkaktuar edhe vdekjen.Ka qenë vajza e tyre që ka shkuar për vizitë tek prindërit, por nuk ka hapur njeri derën e shtëpisë. Kjo e ka detyruar atë lajmërojë policinë e Fierit.Rreth orës 18:00 efektivët kanë gjetur të pajetë 60-vjeçaren, ndërsa kanë bëre dhe arrestimin e Arqile Fierit, 62 vjeç.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.[caption id="attachment_595461" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne banesen ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_595462" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ambulanca ne banesen ku ndodhi krimi ne familje[/caption][caption id="attachment_595460" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Policia ne lagjen ku ndodhi krimi ne familje[/caption]