5 të vdekur nga përleshjet e dhunshme në Izrael
Vijon gjëndja e rënduar nga protestat në Izrael ku janë regjistruar 5 viktima, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 14 të tjerë. Nga këta, katër të rinj humbën jetën në rripin e Gazes, gjatë përleshjeve me policinë.Sipas autoriteteve, bëhet me dije se në demonstratë ishin mbeldhur afro 200 palestinezë. Viktima e pestë u regjistrua në qytetin Hebron, pasi tentoi t'i merrte armën nga brezi një polici. Këto episode kanë përshkallëzuar tensionin, duke provokuar protesta të tjera në shumë zona të vendit. Zëdhënësi i Policisë së Izraelit Mickey Rosenfeld, deklaroi se autoritetet po përballen me forca terroriste në shumë prej qytete kryesore."Kemi ngritur masa të rrepta sigurie në të gjithë vendin duke përfshirë qytetet e mëdha si Jeruzalemi apo Tel Aviv. Gjëndja është e tensionuar dhe po punojmë për të neutralizuar situatën."Kryeminsitri i vendit bëri me dije se zyrtarët e lartë të qeverisë e kanë të ndaluar që të lëvizin lirisht deri sa situata të normalizohet. Për t'u shqetësuar është fakti që përveç gazit lotsjellës dhe ujit me presion, policia ka përdorur edhe armët e zjarrit.