Kriza e emigrantëve, Austria dhe Çekia paralajmërojnë mbylljen e kufirit

Republika e Çekisë mund të mbyllë kufirin të dilën teksa policia po qëndron në gatishmëri.Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm çek Milan Chovanec, i cili e argumenton vendimin me rriskun që i kanoset vendit të tij nëse Austria mbyll kufirin.Chovanec deklaroi se si pasojë e mbylljes së kufirit nga Hungaria dhe barrës së rëndë që i ka rënë Austrisë, kjo e fundit mund të detyrohet të mbyllë kufirin dhe më pas të gjithë klnadestinët që kanë destinacion Gjermaninë do të kalojnë nga Çekia.Ky është kërcënimi i radhës që vjen nga vendet ish- komuniste, të cilat refuzojnë strehimin e klandestinëve dhe refuzojnë të kontribuojnë në krizën e madhe që ka përfshirë Europën.Por shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian është optimiste.Federika Mogerini deklaron se shumica e vendeve, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor kanë treguar një vullnet të ri politik në trajtimin e krizës emigrantëve.Qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten për të rritur dëbimet e emigrantëve të paligjshëm dhe diskutuan ngritjen e një roje kufitare në kuadër të masave për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë nga Siria.Gjithashtu pjesë e marrëveshjes ishte edhe ndihma për vendet e varfra afrikane nëpërmjet buxheteve të ndihmës në mënyrë që të mos lejohet më hyrja e tyre ne Europë.