Basha takon Granoff, situata ekonomike në qendër të diskutimit
Kryetari i Partisë Demokratike priti në një takim anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe Kryetarin e Bordit të Drejorëve të këtij Fondit si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.Gjatë diskutimeve, kryetari i opozitës është ndaluar në situatën ekonomike, duke shprehur shqetësimin për krizën ekonomike që sipas tij ka mbërthyer vendin.Basha:“Rritja e papunësisë dhe mungesa e shpresës tek të rinjtë është një shqetësim i madh sot, çka ka sjellë dhe një numër të madh azilkërkuesish nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe vende të tjera europiane”.Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se klima e biznesit është përkeqësuar, borxhi është rritur dhe asnjë investim i ri nuk është bërë në dy vjet. Rritja e nivelit të taksave dhe pasiguria ka bërë që investitorët e huaj të kërkojnë tregje të tjera dhe të zhvendosen nga Shqipëria.Sipas kryeopozitarit Basha, lufta kundër informalitetit, si aksion dhe jo si një iniciativë e mirëstudiuar ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve të vogla duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe pamundësinë e qytetarëve për të përmbushur dhe nevojat më elementare.Në kuadër të hartimit të programit qeverisës të PD, Basha ka kërkuar ndihmën dhe ekspertizën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në mënyrë që programi të krijojë një kuadër sa më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit, rritjen e punësimit dhe kthimin e shpresës së qytetarëve.