Kapet banda e vjedhjes dhe trafikimit të makinave Shqipëri-Itali, 5 arrestohen
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, mes tyre dy shtetas italianë nën akuzën për vjedhje në bashkëpunim dhe trafikim të automjeteve. Ndalimi i tyre u bë i mundur gjatë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar "Transporter".Të arrestuarit janë:1. Roberto Novelli, 48 vjeç, lindur dhe banues ne shtetin Italian, qyteti Taranto. Vepra penale "Trafikim mjeteve motorrike" "Kontrabande me mallra te tjere" dhe "Vjedhje ne bashkepunim" .2.Carmine Frascella, 34 vjeç, lindur dhe banues ne shtetin Italian qyteti Taranto. Vepra penale "Vjedhje në bashkëpunim" .3. Valentin Marku, 31 vjeç, banues ne fshatin Krajen Lezhe . Vepra penale "Vjedhje ne bashkepunim" .4. Arjan Brahimi, 43 vjeç, banues ne Lezhe, profesioni mjek. Vepra penale " Shperdorimit te detyres".5.Ergin Mataj, 39 vjeç, banues ne Lezhe. Vepra Penale "Fshehje e të ardhurave".Po kështu policia ka shpallur në kërkim shtetasin Klajdi Doda, 27 vjeç, banues ne fshatin Fishte Lezhe. Vepra penale "Vjedhje ne bashkepunim".NgjarjaPolicia sqaron se “arrestimi i tyre u be per arsye se me date 09.10.2015 shtetasi italian R.D. 37 vjeç, lindur dhe banues Taranto Itali, ka bërë kallëzim se gjate qendrimit ne qytetin e Lezhes ne hotel "Ambasador" kishte pesuar nje frakture ne gjymtyre dhe gjate kohes qe ndodhej i shtruar ne spitalin Rajonal Lezhe per ndihme mjekesore i kishin vjedhur automjetin e tij te tipit Audi A4 me trage ED 890 KB, viti i prodhimit 2010”.Shtetasi italian R.D. e ka bërë njoftimin për këtë vepër penale të ndodhur në piken e kalimit kufitar port Durrës, pasi dy bashkëkombesit e tij dhe pikërisht shtetasit Roberto Novelli dhe Carmine Frascella, nuk e kane lejuar te paraqitej në Policinë e Lezhës me pretendimet se do e bëjnë denoncimin në Itali dhe pas marrjes së këtij denoncimi kanë filluar të kryhen gjithe veprimet hetimore nga strukturat e Drejtorisë Policisë Lezhë.Hetimet e policisëNga hetimet ka rezultuar se shtetasi Roberto Novelli ka hyre në Shqiperi në datë 06.10.2015 me automjetin e llojit Wolkswagen Golf 5 me targë DE 468 KX, të cilën e kishte sjellë në Shqiperi me qëllim trafikimin e saj, pasi ka kryer shitjen e këtij mjeti për shumën 2.000 euro pa asnjë lloj dokumentacioni tek shtetasit shqiptar dhe në një kohë të mepasme kur të kthehej në Itali do të bënte kallëzimin përkates për vjedhje.Gjatë kohës që kanë qëndruar në Shqiperi shtetasi Roberto Novelli në bashkëpunim me shtetasit Carmine Frascella, Valentin Marku dhe Klajdi Doda, kanë kryer vjedhjen e automjetit të llojit Audi A4 pasi kanë siguruar çelsat e tij dhe me këtë automjet është larguar shtetasi Klajdi Doda, i cili u ka paguar shumën prej 4.000 euro dy shtetasve italianë.Nga teresia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë kohës që ka qenë në spital, mjeku i urgjencës Arjan Brahimi nuk ka njoftuar organet policore në lidhje me mjekimin dhe ngjarjen që ka pesuar i dëmtuari, si dhe ne ambientet ku këta shtetas jane akomoduar prane hotel "Ambasador", administrator Ergin Mataj, ushtronte aktivitet tregtar duke gjeneruar fatura jotatimore të fabrikuara, për të shmangur detyrimet tatimore dhe fshehur të ardhurat.Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit Wokswagen Golf 5 me targë DE 468 KX, shuma prej 2800 euro që kanë përfituar nga shitja e Audit A4, 3 (tre) aparate telefonash celular si dhe sende te tjera.Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë.