Vuçiç pret si heronj kombëtaren: Ju bashkuat Serbinë
Serbia luftoi për flamurin e saj, dhe ju arritët të bashkonin vendin. Këto ishin fjalët e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në takimin me lojtarët e përfaqësues pas mbërritjes së tyre në Serbi.“Mbrëmjen e kaluar, e gjithë Serbia ishte e bashkuar. Jemi krenarë për fitoren tuaj, sepse ishin dëshmitarë të faktit që dhatë shpirtin në fushë. Sollët gëzim në Serbi, republikat serbe dhe veçanërisht tek serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi. Ju rikthyet besimin në sport dhe latë të kuptohej se metodat anti-sportive nuk shërbejnë për asgjë,” iu drejtua Vuçiç kombëtares serbe.Ai gjithashtu tha se përfaqësuesja serbe do të ketë mbështetjen maksimale për eliminatoret e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.“Kompanitë tonë janë angazhuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve në Rusi, dhe do ishte e rëndësishme mos të mungonim,” tha Vuçiç.Kryeministri serb pas fitores 0-2 me Shqipërinë në Elbasan Arena, i bëri thirrje tifozëve serbë ta mbështesin ekipin kombëtar edhe në ndeshjen e fundit me Portugalinë edhe pse ajo është e parëndësishme.Vuçiç falenderoi kapitenin Branislav Ivanoviç, dhe dy golashënuesit Adem Ljajiç dhe Aleksandar Kolarov.[caption id="attachment_595336" align="alignnone" width="640"]
[/caption]




