Lame: Të shpërngulurit e Bovillës në Kamëz privatizim dhe regjistrim falas
Rrreth 500 familje që janë shpërngulur nga zona e Bovillës në Zallmner të Ri në Kamëz, do të përfitojnë regjistrim dhe privatizim falas për banesat e tyre.Drejtori i Aluiznit, Artan Lame, gjatë një bashkëbisedimi me banorët, tha se është e nevojshme të ndryshohet ligji për strehimin, i cili aktualisht i jep kompetencë pushtetit vendor për të zgjidhur problemin.Sipas Lames, me ndryshimin e këtij ligji, të gjitha proçedurat e legalizimit i merr në dorë Qeveria.Lame: “Nëqoftëse bindemi se nuk e zgjidh dot Bashkia, atëherë duhet patjetër të ndryshojmë këtë ligj, të jemi të hapur se kjo është rruga. Nëqoftëse një vendim qeverie do një muaj për tu bërë, për të ndryshuar këtë ligjin mund të duhen dy muaj, kjo është diferenca. Dhe do impenjim më të madh. Familjet sipas listës së bashkëlidhur përfitojnë privatizimin dhe regjistrimin falas të banesave sipas gjendjes faktike në terren”.Qeveria shqiptare, që prej ardhjes në qeveri e ka pasur prioritet kryesor çështjen e legalizimeve.