16 emigrantët e parë fluturojnë nga Italia në Suedi
Në kuadër të planit të rishpërndarjes së emigrantëve sipas kuotave në të gjitha vendet e bashkiimit europian, 16 emigrantët e parë, shtetas nga Eritrea kanë flutuaruar nga italia në suedi, vend në të ciln ata do të nisin në jetë të re.Sipas planit të bashkimit europian, 120 mijë refugjatë do të rishpërndahen nga Italia dhe Greqia në vende të tjera evropiane.Grupi i klandestinëve shoqërohet nga misnitri i brendshëm italian Angelino Lafano dhe Komisioneri i BE për Migrim, Dimitris Avramopulos. Pas kërkesave të vazhdueshme të iltalisë për ndihmë në përballimin e fluksit të madh të emigranëtve që mbërrijnë ne brigjet jugore të saj, Gjermania dhe Austria kanë rënë dakord gjithashtu të dërgojnë specialistë për azil për të ndihmuar jo vetëm Italinë, por dhe Greqinë.Sipas komisionerit për mërgrim, këtë muaj do të kryen 10 fluturime për shpërndarjen e azilkërkuesve në të gjithë Europën. Italia dhe Greqia e vlerësojnë këtë hap të parë, por sipas tyre nuk është i mjaftueshëm.Më shumë se 550 mijë emigrantë kanë arritur në BE këtë vit, shumica prej të cilëve nga vende ne konflikte të armatosura. Vitin e kaluar më shumë se gjysmë milioni emigrantë janë gjetur "ilegalisht" në bllokun 28-vendesh.Shumica u urdhëruan të largoheshin, por vendet e BE deportuan vetëm rreth 40% të tyre. Komisioni Evropian gjithashtu ka paraqitur një "plan veprimi" për kthimin e emigrantëve, i cili u bën thirrje shteteve anëtare të përdorin paraburgimin si masë të fudnit legjitime, për të ndihmuar në parandalimin e emigrantëve të parregullt që levizin në vendet europiane.anjola says