I grabitën 70 mijë lekë pronarit të një karburanti ndërsa luhej ndeshja, arrestohen
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së një pike karburanti.Të arrestuarit janë Skënder Trimi 25 vjeç dhe Bujar Maliqi 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në qytetin e Cerrikut, persona me precedent kriminal dhe të dënuar disa herë për krimet kundra pronës.Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Cërrik rreth orës 21:30 të së shtunës, kohë kur në stadiumin “Elbasan Arena” luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.Policia sqaron se në ambientet e karburant “Elezi” , këta dy shtetas të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i kanë vjedhur sasinë prej 70.000 lekësh dhe një aparat celular pronarit të karburantit E. E.Në ikje e sipër autorët kanë qëlluar me armë zjarri disa herë ne ajër dhe janë larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira.Në vendin e ngjarjes janë, policia ka gjetur 2 gëzhoja model 56,me kapsolle të goditur.Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe ndjekies së pandërprerë të autorëve të dyshuar të kësaj vepre penale është bërë arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme.Në cilësinë e provës materiale, dy të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan veshjet që dyshohet se mbanin autorët e dyshuar të kësaj ngjarje në momentin e realizimit të veprës penale.Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja me armë”.