"Euro 2016", Rama ftesë tifozëve të mbështesin kuq e zinjtë përballë Armenisë
Kryeministri Rama ka lëshuar ftesën për tifozerinë shqiptare të mbështesin kuq e zinjtë në sfidën përballë Armenisë të dielën në mbrëmje.Përmes një postimi në fb, Rama shkruan se kjo është sprova e parafundit e djemve të kombëtares si në rast fitoreje, barazimi apo dhe humbje drejt ëndrrës së “Euro 2016”.Rama: “Eshtë e (para)fundit sepse është e fundit në grup, për të shkuar direkt në Francë me një fitore dhe, në rast barazimi ose humbjeje, është e parafundit sepse Shqipërinë e pret sprova finale në playoff me të tretën e një grupi tjetër. Dhe pas dy humbjeve të minutave të fundit, të dielën në 18.00, është koha për të qenë përsëri sëbashku me Kuqezinjtë në Parkun e Kryeministrisë në përpjekjen e vështirë po aspak të pamundur, të kualifikimit direkt në Finalet e Europianit”.Ftesa nuk vlen për ata që kanë ekzagjeruar në kritika ndaj ndeshjes me Serbinë.Rama: “Kush ka shfryrë fjalë të tepërta zemërimi ndaj Kombëtares pas ndeshjes së mbrëmshme nuk është i ftuar!”Kryeministri thotë se kush është patriot kombëtaren e do njësoj, në humbje e fitore.Rama: “Kush është kuqezi i vërtetë Kombëtaren e do njësoj kur fiton e kur humbet dhe mund të zemërohet me të vetëm kur Kuqezinjtë nuk japin gjithçka nga vetja në fushën e lojës. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur kurrë me këtë Kombëtare, e cila shkon apo nuk shkon në Francë, është ngjitur në majën e historisë së futbollit shqiptar”.