Shqiptari hyn të grabisë në banesë, mban peng fëmijën e çiftit italian
Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë në Padova, gjatë një grabitjeje me dhunë në një banesë.Ngjarja - Emiljan Shelna, 31 vjeç, hyri në shtëpinë e një familjeje që jeton në katin e parë të një pallati në Padova. Familjarët u zgjuan dhe vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte në kuzhinë . Shqiptari në moment kapi fëmijën 10-vjeçar të çiftit dhe i vuri në fyt thikën që mbante në dorë, shkruan Corriere della SeraZgjuarsia dhe gjakftohtësia e 15-vjeçares - Por Shelna nuk e kishte vënë re që çifti kishte edhe një vajzë tjetër, 15 vjeç, e cila doli menjëherë nga shtëpia e telefonoi policinë.Ndërhyrja e menjëhershme - Karabinierët e zonës shkuan menjëherë në vendngjarje, dhe autori i surprizuar nga policët, lëshoi për një moment fëmijën, dhe pikërisht në atë moment karabinierët e netraulizuan dhe arrestuan 31-vjeçarin.Operacioni përfundoi me sukses - Më pas djali 10 vjeç u dërgua në dhomën e urgjencës për shkak të frikës dhe tronditjes së madhe nga ngjarja. E gjitha familja është mirë, raportojnë mediat italiane. Gadishmëria dhe gjakftohtësia e vajzës 15-vjeçare bëri që policia të mbërrinte menjëherë duke kapur në flagrancë hajdutin, dhe shpëtuar të gjithë familjen.[caption id="attachment_595447" align="alignnone" width="672"]
Banesa ku u fut shqiptari[/caption][caption id="attachment_595448" align="alignnone" width="672"]
Foto e Emiljan Shelnas, dorashkat e thika qe iu sekustruan pas arrestimit[/caption][caption id="attachment_595449" align="alignnone" width="305"]
Emiljan Shelna[/caption][caption id="attachment_595450" align="alignnone" width="672"]
Interviste me djalin 10-vjeçar te familjes qe kercenohej me thike ne fyt nga Emiljan Shelna[/caption][caption id="attachment_595451" align="alignnone" width="672"]
Pronaret e shtepise[/caption]