Vlorë, rreth 120 të moshuar në kushte të mjerueshme, braktisen nga bashkia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2015, 16:58
Në qendren ditore të të moshuarve në Vlorë nuk është vënë dorë që prej kohës kur është ndertuar 12 vjet më parë.Rreth 120 persona të moshave 70 deri 95 vjeç që çdo ditë e kalojnë aty, ndihen të braktisur. Në disa raste në mungesë të pastrueses, të moshuarit pastrojnë vetë ambientin. Selam Sheka, pergjegjës i qendrës: “Vetëm Vlora është në këtë gjëndje, do me thënë vetëm qëndra e bashkisë së Vlorës është në këtë gjëndje të mjerueshme. Nuk ka asnjë pastruese të pastrojë, por të moshuarit, 75-80 vjeç, pastrojnë vetë”. Qendra Ditore e të moshuarve është ndertuar me fonde të bankës botërore, ndersa më pas menaxhimi i saj i është besuar Bashkisë së Vlorës.