Rritet numri i emigrantëve që hyjnë në Greqi, 7 mijë në ditë

Numri i emigrantëve që vijnë në ishujt grekë pranë Turqisë është rritur në 7 mijë brenda ditës gjatë kësaj jave.Ky lajm bëhet i ditur nga ekspertët e migracionit.Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) tha se kjo mesatare në muajin shtator ishte 4500 në ditë.Frika e përkeqësimit të motit shihet si arsyeja kryesore e kësaj shifre të rritur, thotë IOM.Skema e zhvendosjes së emigrantëve të BE-së filloi sot (9 tetor), kur 16 persona nga Eritrea fluturuan nga Italia për në Suedi.Ndërkohë, Turqia ka shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të emigrantëve sirianë për shkak të sulmeve ajrore ruse në Siri.Paralajmërimi u bë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Tanju Bilgic.Tashmë Turqia ka në vend 2 mln refugjatë sirianë, shumica e të cilë janë të dëshpëruar për të lënë kampet emergjente dhe të fillojnë një jetë të re në Europë.