PDIU vlerëson qëndrimin e Panaritit: Kjo frymë i duhet diplomacisë shqiptare

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj vlerëson qëndrimin e shprehur dje nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.Sipas PDIU-së deklaratat e tij mbi provokimet që tentuan të bëhen nga pala greke në Këlcyrë dhe provokimet që u bënë në Bularat duhet të jenë qëndrimi i kahershëm i qeverisë dhe diplomacisë shqiptare.“Z.Panariti ka sjellë në këndvështrimin tonë frymën që i nevojitet diplomacisë shqiptare dhe kjo frymë duhet të kthehet në aksiomë qeveritare”shprehet në deklaratën e saj PDIU-së .“Ne jemi të sigurtë se shqiptarët dhe minoritarët, çamët dhe dropullitët, vuajtës nga krimet naziste janë dhe do të mbeten së bashku në betejë kundër nazizmit, që u përfaqësua dje në Shqipëri nga deputeti Kristo Papa i "Agimit të Artë". Për më tepër, kremtimi i homazheve ndaj të rënëve të ushtrive të huaja në Shqipëri, nuk mund të kthehet në lëvizje politike. PDIU dhe KPR do të gjenden në përballje të pandalshme politizimeve të kësaj natyre”thuhet më tej në deklaratë.PDIU shprehet se kushdo që dëshiron të bëjë homazhe ndaj paraardhësve të vetë është i lirë ta bëjë atë për aq sa nuk e shpreh në forma irredentiste ndaj Shqipërisë.“Festimet e përvitshme të 28 tetorit në Shqipëri do të hasin kundërshtimin tonë deri në momentin që ato do të kthehen në homazhe përkujtimore e jo lëvizje politike” përfundon deklarata e PDIU-së.