Nishani takon Leskaj, inkurajon bashkëpunimin e KLSH-së me Prokurorinë
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotin Bujar Leskaj.Presidenti Nishani çmoi reformat e ndërmarra së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe punën e bërë nga ky institucion.Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për Kontrollin e Lartë të Shtetit si një nga mekanizmat kryesorë të shtetit në monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë financiare dhe ligjore të institucioneve të tjera.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit e njohu Presidentin e Republikës me raportin më të fundit të KLSH-së dhe angazhimin e këtij institucioni për një punë profesionale dhe transparente në kontrollin dhe zbulimin e të gjitha rasteve të shkeljes së ligjit dhe të koordinimit me të gjitha institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.Presidenti Nishani e inkurajoi zotin Leskaj për bashkëpunimin e ngushtë të këtij Institucioni me Institucionin e Prokurorisë shqiptare, në goditjen e çdo veprimtarie antiligjore dhe korruptive që konstatohet.Në këtë drejtim, Presidenti Nishani vlerësoi vizionin që Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka për këtë Institucion në përmbushjen e misionit të tij kushtetues.