Trajtimi në Qytet Studenti, KLSH:3 mln $ mosarkëtime

Rreth 3 milion dollarë mosarkëtime nga debitorët dhe të ardhura të munguara, kjo është ajo cfarë është konstatuar nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në subjektin Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a.Tiranë. Auditimi i KLSH-së i përket periudhës 1/1/2010 deri më 31/12/2011 dhe ka pasur për objekt “Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomike financiare”. KLSH në bazë të shkeljeve të gjetura është kryer kallëzim penal për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë dhe dy anëtarë të tij.Po kështu KLSH ka rekomanduar 35 masave orgaizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.Raporti i plotë i KLSH-së vijon si më poshtë:“Kallëzim penal për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë dhe dy anëtarë të tij. Kontrolli i Lartë i Shtetit, bazuar në programin e auditimit të vitit 2012 ka kryer auditim në subjektin Trajtimi i Studentëve Nr. 1, Sh.a. Tiranë, me objekt: "Zbatimi i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomike financiare". Auditimi është kryer për periudhën 1/1/2010 deri më 31/12/2011.Duke vlerësuar punën e bërë deri tani nga Drejtoria dhe stafi punonjës i "Trajtimit të Studentëve Nr.1", Sh.a. Tiranë, gjatë auditimit të kryer janë konstatuar dhe mangësi e parregullsi të ndryshme, ndër të cilat më kryesoret janë:1. Shoqëria nuk ka arkëtuar "detyrimet debitore" të cilat për vitet 2010-2011 rezultojnë në vlerën 102,619,770 lekë dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj "furnitorëve e kreditorëve" gjendja e së cilës në fund të viteve 2010-2011 është përkatësisht 20,422,38 lekë dhe 25,794,021 lekë;2. Në administrimin e Bujtinave, në përfundim të vitit akademik 2009-2010, nga 2071 dhoma për strehim janë përdorur për studentët 2002 dhoma, ose 69 dhoma më pak, ndërsa në vitin akademik 2010-2011, nga 2061 dhoma për strehim u përdorën për studentët 2003 dhoma, ose 58 dhoma më pak, duke shkaktuar të ardhura të munguara për shoqërinë në vlerën 19,768,000 lekë.3. Në vitet 2010-2011, kjo Shoqëri është ndëshkuar me dëmshpërblime nga gjykata, përkatësisht në vlerat 3, 202,382 lekë dhe 4,445,973 lekë, kryesisht si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave drejtuese e vartëse të shoqërisë; të VKM-së nr. 529, datë 08.06.2011 "Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore", gjë për të cilën KLSH ka arritur në përfundimin se ndodhet në kushtet e konsumimit të figurës së veprës penale, neni 248 "Shpërdorimi i detyrës", ndaj për këtë ka depozituar kallëzim penal pranë organeve të prokurorisë për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të "Trajtimit të Studentëve Nr.1 Sh.a" , Tiranë dhe 2 anëtarë të këtij Këshilli.Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar një sërë masash, duke filluar nga shqyrtimi dhe bërja e propozimeve për përshtatjen e statutit të Shoqërisë, me qëllim përafrimin e dispozitave të statutit me përcaktimet e ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.KLSh ka rekomanduar 35 masave organizative për Këshillin Mbikëqyrës dhe për Drejtorinë, duke përfshirë hartimin dhe miratimin e rregullores së brendshme të funksionimit; miratimin e strukturës organizative të funksionimit të shoqërisë nga Këshilli Mbikëqyrës; përmirësimin e metodologjisë së hartimit të programeve të zhvillimit ekonomiko-financiar, rishikimin e strukturës dhe pagave të punonjësve, duke parë mundësinë e uljes së numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve; kryerjen e studimeve dhe analizave për aktivitetin e dhënies me qira të bujtinave për familjarët, me qëllim përmirësimin e treguesve të të ardhurave, si dhe veçimin nga vlera e qirasë të shpenzimet të energjisë elektrike e ujit të pijshëm, etj.KLSH ka kërkuar llogaritjen e provizioneve për llogaritë e arkëtueshme afatshkurtra "Të drejta dhe detyrime për zhdëmtime" në shumën 4,658,054 lekë, saktësimin e aktiveve financiare afatshkurtra në shumën 5,904,123 lekë, dhe llogaritjen e provizioneve për këto shuma, pasi arkëtimi i tyre është i pa mundur.Ka kërkuar po ashtu shqyrtimin me preokupacion dhe përgjegjshmëri për t'i dhënë rrugëzgjidhje detyrimeve debitore, detyrimeve ndaj furnitorëve e kreditorëve dhe veçanërisht derdhjen në Buxhetin e Shtetit të të ardhurave të krijuara nga dhënia me qira ose enfiteozë e objekteve në shumat e përmendura me sipër.Mbi bazën e vlerësimit të gjetjeve të mësipërme dhe shkallës së përgjegjësisë të secilit punonjës, KLSH ka propozuar dhënien e masës disiplinore "Shkarkim nga detyra" për Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës dhe 2 anëtarë të tij, si dhe i ka rekomanduar Prefektit të Qarkut Tiranë dhënien e masës disiplinore "Largim nga puna" për arkitekten, në cilësinë e përfaqësueses së Prefekturës së Qarkut Tiranë.KLSH i ka rekomanduar Drejtorisë të Trajtimit të Studentëve Nr. 1 Sh.a., fillimin e procedurave për dhënien e masës disiplinore "Largim nga puna" për juristen e Shoqërisë, si dhe "Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna" për Drejtoren e Departamentit Ekonomik, ndërsai ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të marrë masat respektive administrative apo disiplinore për 7 punonjës, anëtarë të Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Shoqërisë.