Përmbytjet nga shkarkimet e HEC-eve, gjendje emergjente në Obot
6 mijë ha tokë janë nën ujë në zonën e Shkodrës, si pasojë e shkarkimeve në kaskadën e Lumit Drin.Rreshjet e dendura kanë sjellë rritje të nivelit në basenin e Fierzës dhe në Vaun e Dejës duke rritur shkarkimet. Kështu Fierza shkarkon 500-600 m kub për sekondë kurse Vau i Dejës 1200 m kub për sekondë, duke sjellë përmbytje massive.Sipas të dhënave të deritanishme alarmante mbetet situata në Obot, dhe në disa fshatrat të Komunës Ana e Malit. Gjithashtu të bllokuara janë rrugët e Dajçit, rruga e Velipojës pranë Urës së Gjo Lulit.Edhe fshati Shirq në komunën Dajcçtë qarkut të Shkodrës prej javësh është nën ujë. Banorët vuajnë mungesën e ushqimive dhe ndihmave prej ditësh.Banorët i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë së paku me bazë ushqimore për bagëtitë sepse askush nuk është kujtuar për ta gjatë kësaj kohe.Në qarkun e Shkodrës është zgjeruar sipërfaqja e tokave nën ujë ku sipas shtabit të emergjencave 6000 ha janë nën ujë dhe 28 banesa raportohen të përmbytura. Komunat e prekura janë ato të Dajcit, Ana e Malit, Bërdicë, Bushat dhe Velipojë.