Kodi civil dhe i procedurës civile, PS: Duhet debat profesional

Opozita në komisionin e ligjeve ka kërkuar sot një debat profesional për kodin civil dhe atë të presedurës civile.Në mbledhjen e sotme të komisionit, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj akuzoi mazhorancën se i ka kaluar dy kodet në mënyrë të njëanshme."Dy kodet janë shumë të rëndësishme, por ato u kaluan nga shumica pa debat. Ne duam të japim kontributin real" tha ai, duke shtuar se PS kërkon debat profesional për dy kodet dhe kjo kushtëzon edhe votën e saj.Ndërsa kreu i komisionit Ilir Rusmajli ka akuzuar sërish opozitën se po pengon reformat dhe integrimin e vendit.“Opozita është në frontin e gabuar, po pengon reformat dhe integrimin. Kontributet janë të përbashkëta nëse ka konsensus” shtoi Rusmajli.