Monitorimi i fushatës, KQZ miraton sot marrëveshjen me AMA-n

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot marrëveshjen ndërinstitucionale të bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së dhe AMA-së, për Zgjedhjet për Kuvendin 2013.Marrëveshja përbëhet nga 6 nene dhe ka për qëllim të parashikojë rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të AMA-së për nevojat e monitorimit.Gjithashtu Projekt-marreveshja parashikon dhe të drejtat dhe detyrimet respektive që do të kenë të dyja palët në kuadrin e monitorimit të fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve për Kuvendin 2013Sipas marrëveshjes Autoriteti i Mediave Audiovizive merr përsipër:a. Të vendos në dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias (BMM), studion e monitorimit me pajisjet teknike për monitorim, si dhe personelin teknik dhe monitorues përkatës.b. Të vërë në dispozicion të BMM, ambiente të mjaftueshme për kryerjen e monitorimit.c.  Të bëjë regjistrimin e programeve në mënyrë dixhitale për 15 (pesëmbëdhjetë) operatorë televizivë dhe në mënyrë analoge për 2 (dy) operatorë radiofonikë. Për regjistrimin e programeve të transmetuara nga operatorët radio televizivë vendorë të bëjë regjistrime me sondazheNdërsa KQZ, merr përsipër shpenzimet financiare për pagesat e personelit, që do të angazhohet për monitorim.