Sot, seanca pa avokat ndaj Dritan Dajtit

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të zhvillojë sot procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, të akuzuarit për vrasjen e katër policëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.Seanca e sotme do të zhvillohet pa praninë e një avokati mbrojtës për  Dritan Dajtin.  Në seancën e kaluar Dritan Dajtit iu dha përsëri lista e avokatëve penalistë, listë nga ku ai kishte mundësinë të zgjidhte 2 prej tyre.Por Dajti ka refuzuar duke i kërkuar bazën ligjore se ku e mbeshteste gjykata këtë vendim dhe për me tepër ai u shpreh se nuk ka mundësi financiare që të përballojë një avokat,duke përsëritur kërkesën e tij që ti gjejë gjykata një.Pas kësaj 5-ja gjykuese e kryesuar nga Idriz Mulkurti u shpreh se janë ezaruar të gjitha mundësitë për ti caktuar një mbrojtës dhe vendosi të zhvillojë seancat pa praninë e avokatit.Ndërkohë sot pritet të zhvillohet një proces normal ku do të merren në pyetje 5 dëshmitarët e organit të akuzës.Ky është rasti i parë në Shqipëri që një i pandehur vendoset të gjykohet pa avokat mbrojtës,rasti i cili nuk pritet të kalojë pa surpriza pasi Dajti për 4 vjet e ka gjetur gjithmonë një hapësirë ligjore për të shtyrë seancat.