Tiranë, plagoset me armë zjarri 35 vjeçari, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2012, 17:16
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar tek Liqeni i Thatë, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi Alfred Biba, 35-vjec dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.35 vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të shumta të policisë së Tiranës.Blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe po punojnë për kapjen e autorit të plagosjes.