Rruga Fier - Seman e shkatërruar, makthi i drejtuesve të mjeteve
Aksi rrugor kombëtar Fier - Seman, vazhdon të shkatërrohet përditë.Gati e gjithë rruga në gjatësinë e saj që në dalje të qytetit Fier, dhe deri në Topojë, është e copëtuar dhe mbushur me gropa. Për të kaluar në këtë rugë duhet të mendohesh mirë, pasi rrezikohesh nga aksidentet e kjo vjen për shkak të devijimit të detyruar të mjetit nga gropat që janë çelur në shtrat të rrugës. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se kjo rrugë shkatërron automjetet e tyre por dhe shpesh bëhet burim aksidenteshKy aksi i gjatë rreth 22 km, është nyja kryesore e turizmit fierak. Ai lidh qëndrën urbane Fier, me bregdetin e Semanit dhe Darëzezës si dhe me qytetin antik të Apolonisë. Shumë shpejt nis dhe sezoni i ri turistik, por për këtë askush nuk kujtohet, pasi vëmendja tashmë është tek fushata elektorale.