Përmet, arrestohet në flagrancë një shtetas, akuzohet për vjedhje dhe shpërndarje droge
Policia e Përmetit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Elvis Këlliçi, lindur dhe banues në Këlcyrë të Përmetit.Këlliçi u arrestua pasi ka vjedhur duke thyer një lokal në Këlcyrë, si dhe akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në ambjente shkollore dhe në lokale në Këlcyrë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 kilogramë Mariuanë, 38 pako të vogla plasmasi 5 gramëshe me mariuanë gati për shitje, një qese plasmasi e mbushur me boçe Mariuane, si dhe një peshore për të ndarë në doza të vogla mariuane .Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pijet alkolike dhe freskuese të vjedhura në lokalin e shtetasit S.M nga Këlcyra.Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet kanë marrë informacion në rrugë operative për autorin e kësaj vjedhjeje dhe menjehërë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar .Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorPërmet për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes , " si dhe të "Prodhimit dhe shitjes të lëndeve narkotike", vepra këto të parashikuara nga neni 134 dhe 283 të Kodit Penal.