Aksident tragjik në Shkodër, vdesin çifti i bashkëshortëve
E shtuna e zezë është mbyllur në mënyrën më tragjike, ku janë shënuar 7 viktima, 6 prej të cilave kanë qënë gra.Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në lagjen Bahçallëk në hyrje të qytetit të Shkodrës është shënuar një ngjarje e rëndë ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën në një aksident rrugor.Sipas burimeve të policisë automjeti i pastrimit të mbeturinave ka përplasur çiftin bashkëshortor Zenel dhe Satbere Bajrami, të moshës 55 dhe 48 vjeç, të cilët udhëtonin me motoçikletë për në fshatin Vukatanë. Përplasja ka qënë fatale, ku Zenel Bajrami ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Satbere Bajrami ndërroi jetë rrugës për në spital.Uniformat blu të qytetit të Shkodrës të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë shoqëruar në polici drejtuesin e automjetit për të marrë dëshminë e plotë në lidhje me ngjarjen , ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet e aksidentit, ku humbën jetën çifti Bajrami.