Librazhd, automjeti me bashkëshortët bie në lumin Shkumbin

Përsëri një automjet bie në lumin Shkumbin, por fatmirësisht këtë herë pa viktima.Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona ka rënë në lumin Shkumbin. Ngjarja ka ndodhur tek kthesa e Murashit në Librazhd. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka arritur të nxjerrë nga mjeti dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet akoma.Të plagosurit, të cilët janë një çift bashkëshortësh, janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe ndodhen në gjendje të rëndë.